Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u takua sot me deputeten Rudina Hajdari për të diskutuar për miratimin e marrëveshjes zgjedhore.
“Diskutuam mbi vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të mund të përmbushë parakushtet e BE”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Gjithashtu, ambasadorja Kim e përgëzoi Hadjarin për luftën e saj parimore për ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe futjen e votimit me lista të hapura.
“Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, përfudoi ambasadorja postimin e saj./Opinion.al