Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.
Kim ka kryer homazhet dhe ka ngushëlluar nga afër familjen e ish-presidentit Nishani.
Homazhet vazhdojnë prej orës 10:00 dhe deri më tani kanë marrë pjesë personalitete të shumta, si ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nisi në orën 10:00 në Presidencë dhe përfundon në orën 12:00.
Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Kujtojmë se ish-presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital të Berlinit, Gjermani./Opinion.al