Aktualitet

Ambasadorja e re mesazh shqiptarëve: Të punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 05/08/22 |
Opi Nion

Christiane Hohmann është ambasadorja e re e BE në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se hapja e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e bën më të fortë lidhjen mes unionit dhe vendit tonë.

Më tej ambasdorja thotë se mirëpret bashkëpunimin e me institucionet dhe partitë politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Christiane Hohmann zëvendësoi në këtë detyre Luigi Soreca, të cilit i përfundoi mandati pak muaj më parë.

“Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na sjell më afër, na bën më të fortë dhe ofron mundësi për konsolidimin e progresit të arritur si dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj. Pres me pa durim që të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, partitë politike, shoqëritë civile dhe qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE”,-tha ambasadorja Hohmann./ /Opinion.al

Pas