Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentuar takimin që pritet të mbahet sot mes presidentit të SHBA-ve, Barak Obama dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Lu theksoi se takimi vjen në frymën e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi.”, citohet në mesazhin e Donald Lu.