Edhe ambasada gjermane në Tiranë ka uruar presidentin e ri Bajram Begaj, të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në një reagim zyrtar, ambasada gjermane shkruan se i uron zotit Begaj shumë forcë e çdo të mirë.
“Përgëzoj përzemërsisht z.Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”,-shkruan ambasada gjermane./Opinion.al