Aktualitet

Ambasada e SHBA-Berishës: Për asnjë të shpallur non grata s’është kthyer vendimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 16/12/21 |
Opi Nion

Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka publikuar shifrat e personave të shpallur “ non grata”.

Ambasada thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200,ndërsa shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.

Ky njoftim vjen si mesazh ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili në Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor, kërkoi që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”.

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli “non grata” liderin historik të PD-së Sali Berisha si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. /Opinion.al

 

Pas