Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka hedhur poshtë aludimet se infermierët e dërguar në Itali janë të pakualifikuar.
Kështu, institucioni sqaron se 20 infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.
Urdhri i Infermierit shprehu indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.
Po ashtu, institucioni theksoi se Lejet e Ushtrimit të Profesionit, janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali./Opinion.al