Altin Lala, ishfutbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, është menaxheri i Milot Rashicës dhe natyrisht nuk ka person më të informuar se ai në lidhje me të ardhmen dhe ofertat për talentin e Viteses. Duke folur për italianen “tuttomercatoëeb.com”, Lala tregon ofertat: “Shumë klube e duan, mes të cilëve edhe Napoli. Në Gjermani e vleësojnë shumë, por ehe nga Italia shumë menaxherë më kanë telefonuar dhe Napoli e njeh shumë mirë. Europiani?
Mëkat, por Rashica ka shumë vite karrierë përpara, është 19 vjeç dhe ka treguar se është një talent i vërtetë”. Për sulmuesin e Shqipërisë nuk është vetëm Napoli në radhë: “Lacio ka kërkuar informacione para pak kohësh, por edhe disa klube holandeze, si Ajaks e PSV.
Gjithashtu, Hamburgu dhe Shalke nga Bundesliga janë interesuar. Miloti meriton një klub të rëndësishëm, por gjithçka në kohën e vet”.
Me interes të madh është edhe çmimi që i ka vendosur Vitese Rashicës: “Mua më kanë thënë se duan 67 milionë, vetëm për shifra të tilla do ta lejojnë të largohet”