Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi e cila jeton prej vitesh në Turqi, do të drejtojë këtë vit spektaklin Kënga Magjike, krah të mirënjohurit Ardit Gjebrea.
Ka qenë vet moderatori dhe producenti i këtij festivali, ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram.
Bukuroshja Almeda Abazi është fituese e shumë trofeve të bukurisë, “Miss Shqiëpria”, “Miss Globe”, “Miss Globe International”, etj.
Ajo i ka përfunduar studimet e larta për aktrim në Stamboll dhe ka qenë pjesë e shumë filmave turk, një prej të tyre ka qenë dhe seriali shumë i njohur, “Sulejmani i Madhërishëm”. Prezantimi do të jetë eksperienca e saj e parë.