Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Rama redukton fondin për ish-të përndjekurit, e kalon për PPP, koncensione dhe luks

2018/09/08 at 1:54 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj: Rama redukton fondin për ish-të përndjekurit, e kalon për PPP, koncensione dhe luks

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të shtunën, deklaroi se kryeministri Edi Rama po godet ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që ua jep familjarëve dhe miqve të tij.


Nga selia blu, Alibeaj tha se për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti I partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

Alibeaj: Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.

Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë.

Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk mund të justifikohet për mungesë fondesh sepse Qeveria jep PPP pa fund dhe tenderime korruptive ndaj klienteles se saj të oligarkëve.

Ligji dhe justifikimi për mungesën e parave është një shuplakë e radhës për cdo të përndjekur teksa Rama shpenzon për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi i të përndjekurve politikë.

Vetem 2 agjenci qeveritare – AKU dhe AKT, kanë shpenzuar 188 milionë lekë nga buxheti i shtetit vetëm për 2 limuzina luksoze. Gjatë vitit 2018-të, qeveria Rama ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për qeveritarët. Ndërkohë që prej vitit 2014 vlera e shpenzimeve të luksit kap shifrën marramendëse të 61.2 milionë eurove. Pa folur këtu për shpenzimet e udhëtimeve me charter “të sponsorizuara” nga klientela oligarkike.

Ndërkohë që Qeveria e Rilindjes e ka harruar shpërblimin e të përndjekurve politike pasi shpenzimet për ta janë në nivele minimale: në 7 muaj të vitit 2018 janë paguar vetëm 2.2 milionë dollarë ose rreth 5 herë më pak nga planifikimi 7 mujor. Kjo vlerë është pothuajse 6 herë më e ulët se sa pagesat faktike të kryera në janar-korrik 2017.

Heqja e dëmshpërblimit është një tregues i radhës, se ata që qeverisin sot janë bijtë biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës së djeshme. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrëfarë ndjese për krimet e kryera.

Prej kohësh është e qartë se Rama i përbuz të përndjekurit politikë dhe se nuk ka asnjë plan për rivendosjen e dinjitetit të tyre dhe për ri-integrimin e tyre.

Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi nje shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa nje institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha politik i Partise Demokratike,  që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve politike.

 

Etiketa: alibeajedi ramaish te perndjekuritkoncesionetmiqte dhe familjaretPPPredukton fondin


Ju sugjerojmë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Para
Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Ters i madh për këtë shenjë, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju!

Kreu i Shërbimit Sekret serb futet në Kosovë

Kreu i Shërbimit Sekret serb futet në Kosovë

‘Izolimi i shkollës nga teknologjia është formë inkuizicioni’

'Izolimi i shkollës nga teknologjia është formë inkuizicioni'
















TE FUNDIT

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com