Enkelejd Alibeaj i është drejtuar sot qytetarëve me një video mesazh në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në mesazhin e tij ndaj qytetarëve, Alibeaj akuzon PS se po përpiqet të forcojë korrupsion në vend, ndërsa fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” e shikon si një përpjekje e Berishës dhe Metës për të marrë në dorë monopolin e një opozite që nuk i hapen dyert në Perëndim.
“Në fushatën elektorale kë historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri. Po, atdhetarizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Beishës në aleancë me metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në perëndim. Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja. U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj. Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj.