Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj kundër protestës së 3 marsit: Kaosin e në parlament e bëjnë ata që sulmuan Bashën

2023/02/22 at 8:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj kundër protestës së 3 marsit: Kaosin e në parlament e bëjnë ata që sulmuan Bashën

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e grupit të tij në Korçë për zgjedhjet lokale, Gjergji Gjata.

Pas prezantimit të kandidatit, Alibeaj ka folur për mediat lidhur me situatën brenda PD dhe aksionin e opozitës në parlament.

Deputeti thotë se bllokimi i foltores nga demokratët i shërben qeverisë, ndërsa fajëson deputetët e tjerë të PD për situatën e krijuar brenda partisë dhe në Kuvend.

Sipas tij, kaosin në parlament e bëjnë ata deputet që kanë sulmuar Lulzim Bashën dhe kanë dëmtuat PD.

Ai vijoi më tej duke thënë se do presë vendimin e gjykatës sa i përket çështjes së vulës së demokratëve, ndërsa tha se fton të gjithë ata që “do i bëjnë presion gjykatës me mitingje” që po ashtu të heshtin, duke iu referuar PD së drejtuar nga Sali Berisha që ka paralajmëruar një protestë në datën 3 mars.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Kur shihni që 22 deputet ndalohen të hyjnë në kuvend, pse heshtni ju së bashku me grupin tuaj?

Alibeaj: Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës. Pse i shërben Ramës? Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me mësëpaku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime para kuvendit dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë, ne s’mund të t’ia bëjmë atij komoditetin atij duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë.

Se ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar cfarë nuk thanë për PD dhe për Lul Bashën, paratë ruse, rublat ruse. Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD. Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza me Dorian Duçkën e PS, me McGonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë. Që hodhën baltë mbi PD.

Pyetje: A ndihet Alibeaj fajtor në krijimin e kësaj grope brenda PD?

Alibeaj: Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

Pyetje: Si do të veprojë nëse vulën e merr Berisha, do të vazhdosh vetëm apo bashkë me Berishën?

Alibeaj: Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim.

Etiketa: alibeajBashaberishaPD

Ju sugjerojmë

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Para
Hakerat rusë, sulm kibernetik institucioneve dhe kompanive në Itali

Hakerat rusë, sulm kibernetik institucioneve dhe kompanive në Itali

“McGonigal”/ Opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend

"McGonigal"/ Opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend

VIDEO/ Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit

VIDEO/ Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit

TE FUNDIT

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
8 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të diel në podcastin “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u...

Lexo më shumë

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
8 Shkurt, 2026

Një burrë nga Ohio akuzohet se ka kërcënuar me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve JD Vance, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë....

Lexo më shumë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com