Këtë të martë Gjykata e Korçës, ka lënë në burg, Ali Zilin, autorin e dyshuar të vrasjes së dy grave në Devoll të shtunën e 5 marsit.
Ndërkohë para trupit gjykues ai është shprehur se nuk e mban mend se si kishte ndodhur ngjarja pasi kishte pirë alkol.
“Më kishin lekë borxh, kam qenë i dehur. Vajta t’i kërkoja lekët, ato më thanë që nuk t’i japim. S’mbaj mend, s’e kisha pirë alkool”, ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, por u zbulua të shtunën. Ali Zili, 36-vjeç, masakroi për vdekje nuse e vjehrrë në fshatin Proger të Devollit. Zili iu mori jetën dy grave, Bukurie dhe Fatmira Bami, duke i masakruar me sende të forta, pasi shkoi për t’i grabitur.
Mësohet se avokati i 36-vjeçarit kërkoi ekspertim psikik për klientin e tij./Opinion.al