Kryesore

Deputeti i PD e thotë publikisht: Mbrëmë i kërkova dorëheqjen Lulzim Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 08/03/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas mbledhjes së grupit Parlamentar që u zhvillua mbrëmë në selinë blu. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Xhaferaj shkruan se mbrëmë i ka kërkuar dorëheqjen kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai thotë se refuzoj të pranoj se Basha nuk ka pësuar asnjë humbje dhe se refuzon të pranojë se PD është e ndarë mes Bashës e Berishës.

Ndër të tjera ai shkruan se “PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë”.

Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.

Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë”,-shkruan Xhaferraj./Opinion.al

Pas