Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi/ Si të dalloni fishekzjarrët që rrezikojnë jetën e fëmijëve

2016/12/27 at 8:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alarmi/ Si të dalloni fishekzjarrët që rrezikojnë jetën e fëmijëve

Në vigjilje të ndërrimit të viteve të gjithë fëmijët duan t’i gëzohen marrjes së një dhurate apo krijimit të një atmosfere sa më festive. Lodrat por dhe fishekzjarret cilësohen si dy nga elementet më tradicionalë të festës. Emisioni “BOOM” në RTV Ora News jep alarmin se lodra të dëmshme qarkullojnë në treg dhe fishekzjarret shiten jashtë çdo kriteri, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e fëmijëve.


Nëse tek të rriturit dëshira për të bërë një dhuratë në fundvit varet gjithmonë nga të ardhurat, për fëmijët askush nuk kursehet. Lodrat e ndryshme janë më të preferuarat për këtë festë. Po sa të sigurta janë ato?

Alarmi se lodra të dëmshme po qarkullojnë në tregun shqiptar vjen nga specialisti i “Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial”, Aleksandër Davidi. Në një intervistë eksluzive për emisionin “Boom” ai thotë se mungesa e një laboratori për analizimin e përmbajtjes së lëndëve kimike te lodrat, bën që momentalisht ato të mos jenë të kontrolluara. Lodrat më të rrezikshme konsiderohen ato plastike, pasi plastika në vetvete, përmban 22 ftalate, ndryshe lëndë kimike të dëmshme.

Pasojat sipas Davidit shkojnë deri në probleme me aftësinë riprodhuese të fëmijëve në të ardhmen e tyre. I pyetur nga gazetarja e emisionit Boom, Arjana Loçe, se si mund ta dallojnë prindërit një lodër të dëmshme nga një jo e dëmshme, ai u shpreh se momentalisht kjo mund të bëhet vetëm me shqisa. Nëse një lodër ka aromë, cilado qoftë ajo, nuk duhet blerë. Me sy duhen parë, etiketimi në shqip, ç`ka në ligjin nr.10 480 për “Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve Joushqimore” është në çdo rast detyrim i prodhuesit dhe shpërndarësit, mosha e përdorimit si dhe fortësia.

Emisioni “Boom” ka mësuar se ligji, edhe pse mban datën 17 Nëntor 2011, nuk është plotësuar me akte nënligjore, duke e bërë kështu të pamundur, zbatimin e plotë të tij. Kompetencën për kontrollin në treg të lodrave, prej disa kohësh e ka “Inspektorati i Mbikqyrjes së Tregut”, në Ministrinë e Ekonomisë. Nga interesimi pranë kësaj të fundit, rezulton se ky inspektorat nuk ka zgjedhur ende drejtuesin e tij, Kryeinspektorin, e për pasojë nuk e ka nisur punën.

Gazetarët e “Boom”, vëzhguan me kamera të fshehta disa nga dyqanet e tregtimit të lodrave në Tiranë, ku panë se mungesa e etiketimeve në gjuhën shqipe, shitja e lodrave për çdo lloj moshe, apo edhe era e rëndë e tyre, ishin prezent në pjesën më të madhe të tyre. Sipas Mariglena Cmetaj, specialiste në “Institutin e  Shëndetit Publik” markimi i sigurisë C E keqpërdoret. Markimi C E që nënkupton, lodra të kontrolluara nga Bashkimi Europian, gjendet dhe në çdo lodër kineze, tek e cila në fakt kjo shenjë nënkupton Eksportuar nga Kina dhe jo nga Bashkimi Europian. Po sipas Cmetajt, fëmijët nuk duhet të qëndrojnë gjatë apo flenë në të njëjtin ambient me lodrat, pasi ato çlirojnë lëndë kimike.

Emisioni “Boom” kërkoi një informacion në lidhje me kontrollin e lodrave edhe në “Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave”, nga ku mësoi se i vetmi kotroll që doganat ushtrojnë është skanimi me sisitemin Rapidscan për prezencën e lëndëve radioaktive në lodra. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave” disponon vetëm aparaturën e analizimit të ftalateve, të cilat hyjnë në grupin e kimikateve të rrezikshme në lodrat e fëmijëve, por nuk disponon aparaturë për analizimin e metaleve të rënda. Raste të bllokimit të lodrave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nuk ka edhe pse në treg, problemet shihen me sy të lirë.

Emisioni “Boom” i kushtoi  vëmendje dhe  shitjes së fishekzjarreve, kushtet në të cilat shiten dhe kujt i shiten.Në manualin e përdorimit të çdo fishekzjarri apo kapsolla është e përcaktuar edhe mosha  e personave që iu lejohet ta blejnë dhe ta përdorin. Një gjë e tillë nuk respektohet as nga shitësit, as nga blerësit. Festat e fundvitit çdo vit shoqërohen me incidente, por në fund, askush nuk mban përgjegjësi apo penalizohet. Për të kontrolluar këto shitje të vetmit që duhet ta bëjnë janë tregtarët që shesin lëndët piroteknike. Shumë pak prej tyre, janë të ndërgjegjshëm dhe nuk lejojnë që këto lëndë të bien në duar të minorenëve  Bashkëpunetori i emisionit “Boom” një 12 vjeçar, shkon në tregun e Qytetit të Nxënësit në katër dyqane që tregtojnë fishekzjarre dhe kapsolla. Në tre prej tyre ai blen fishekzjarre dhe kapsoll që në manualin e përdorimit është e ndaluar t’u shiten personave nën 16 dhe 18 vjeç. Në këtë treg ka edhe tregtarë të ndërgjegjshëm. Në dyqanin e fundit shitësja e pyet fëmijën me kë shoqërohej dhe në momenetin që djali i thotë se është vetëm, ajo nuk pranon t`i shes asnjë fishekzjarrë. /Ora News/

 



Ju sugjerojmë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Para
VIDEO/ ‘Tu luta’, publikohet kënga më e re mes Florit dhe Shkurtes

VIDEO/ ‘Tu luta’, publikohet kënga më e re mes Florit dhe Shkurtes

Shqiptarët dhe punësimi në Gjermani

Shqiptarët dhe punësimi në Gjermani

Eni Ҫobani: Ja arsyeja pse bashkëshorti nuk ka dëshirë të jetë publik

Eni Ҫobani: Ja arsyeja pse bashkëshorti nuk ka dëshirë të jetë publik
















TE FUNDIT

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com