Një alarm për sulm terrorist ka ngjallur panik te udhëtarët në Aeroportin e Los Angeles mbrëmjen e kaluar.
Gjithçka nisi pasi u dëgjuan zhurma të forta që përngjanin me të shtëna armësh pranë njërit prej terminaleve, sqaroi policia amerikane.
Pamjet tregojnë njerëz që vrapojnë të mbërthyer nga paniku, ndërsa trafiku ajror u bllokua për disa minuta.
Fillimisht u raportua se në brendësi të aeroportit ishte një person që hapi zjarr ndaj pasagjerëve. Policia rrethoi një person të dyshimtë, i maskuar me kostumin e personazhit të Zorros dhe me një shpatë në dorë.
Oficerët arritën ta neutralizojnë, por në fund rezultoi se shpata e tij ishte e rremë.