Policia franceze njofton se bashkë me burrin e armatosur në një hotel pranë parkut të lojërave “Disneyland” është arrestuar edhe një grua që e shoqëronte.
Policia po e trajton rastin si investigim kriminal duke përfshirë edhe departamentin e prokurorëve kundër terrorizmit.
Ekspertët e bombave po inspektojnë edhe makinën e personit.