Institucioni arsimor ka reaguar pas lajmit se në një shkollë private të Tiranës është vendosur një bombe.
Shkolla ka njoftuar të gjithë prindërit dhe nxënësit, se situata është nën kontroll dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit.
Në reagim thuhet se janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë.
“Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!“, thuhej në reagimin e shkollës.