Pas disa orësh që qëndroi i mbyllur në aeroportin “Adem Jashari” janë rikthyer fluturimet. Policia bën me dije se alarmi për bombë ishte i rremë.
“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të kontrollit nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit.