Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet si drejtues i një organizate kriminale, PD kërkesë Prokurorisë: Të verifikohet kryebashkiaku i PS Tonin Marinaj!

2024/07/02 at 2:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akuzohet si drejtues i një organizate kriminale, PD kërkesë Prokurorisë: Të verifikohet kryebashkiaku i PS Tonin Marinaj!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një kërkesë zyrtare ndaj Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Sipas grupit të PD, thuhet se Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kërkesa është firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetët Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baci, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të ligjit nr. 138/2015.

Kërkesa:

Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme, si më poshtë vijon:

1. Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence.
2. Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë.

3. Në datën  29 mars 2016, prokurori Giulio Monferini ka depozituar në Gjykatën e Firences kërkesën për gjykim në kuadër të procedimit penal nr. 1615.10 RGNR mod.21në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë shtetasin Tonin Marinaj. Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga shtetasi Tonin Marinaj. Në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga shtetasi Tonin Marinaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimitari të tjera kriminale.

2

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Trafik droge në Francë drejtohej nga Shqipëri, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

Trafik droge në Francë drejtohej nga Shqipëri, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve

“Me këtë gjuhë flisni diku tjetër”, Salianji-Ardi Veliut: Nëse je analfabet nuk e kemi fajin ne

“Me këtë gjuhë flisni diku tjetër”, Salianji-Ardi Veliut: Nëse je analfabet nuk e kemi fajin ne

Francë/ Partitë e majta dhe të qendrës kërkojnë aleancë kundër të djathtës

Francë/ Partitë e majta dhe të qendrës kërkojnë aleancë kundër të djathtës

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com