Policia ka kapur në Durrës një 49-vjeçar nga Egjipti, pasi akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.
Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali./Opinion.al