Prokurori special i Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) për krijimin e organizatës kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mediat e huaja raportojnë se, Çagjenoviç u dërgua në ndërtesën e SDT-së për t’u marrë në pyetje.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit, Vukas Radonjiç, ai është arrestuar pasi dyshohet se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra tjera penale të keqpërdorimit të detyrës.
“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtejshme dhe gjendjen e procedurës, dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t’i përmbahen prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi publik për procedurën gjatë rrjedhës nuk cenojnë rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura”, ka thënë Radonjiç./Opinion.al