Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin

2025/04/15 at 5:45 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg Muhamet Manollarin, pasi financoi babanë e tij, Mehdi Manollari, i cili prej vitit 2013 ndodhet në Siri si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS. Sipas vendimit të shpallur nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, Manollari është shpallur fajtor për veprën penale të “Kryerjes së shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, një vepër e parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal, ndërsa dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme dhe do të fillojë të ekzekutohet nga momenti kur ky vendim të marrë formë të prerë.


Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, rezulton se në vitin 2013 i riu ka kryer një dërgesë prej 864 eurosh për llogari të babait të tij, pjesë e organizatës ISIS, e listuar terroriste nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Në vendim, Gjykata ka vendosur gjithashtu deklarimin si fals të një akti, i identifikuar si një dokument dërgese financiare me të dhëna të dyshimta dhe me përmbajtje të rreme, konkretisht një dërgesë me shënimin “Dërguesi A.N. – Marrësi A.A.S.”, e bashkëlidhur si provë në aktin e ekspertimit grafik. Ky dokument është urdhëruar të fshihet përfundimisht përmes procedurës së asgjësimit sipas ligjit penal në fuqi.

Njoftimi i plotë i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 29, datë 15.04.2025 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  4. Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, deklarimin e falsitetit të aktit konkretisht “Dërgesë Parash-KOPJA E Agjentit”, nr. ****, datë ****, ora ****, me shënimet “DËRGUESI A.N MARRËSI A.A.S”, e Unionit Financiar Tiranë sh.a (dokument i cili ndodhet bashkëngjitur Akt Ekspertimit grafik nr. 2213, datë 29.03.2024), duke urdhëruar fshirjen tërësore të këtij dokumenti me anë të asgjësimit sipas parashikimeve proceduriale.
  5. Bazuar në nenin 190 dhe 224 të K.Pr.Penale, provat materiale që janë: CD të Përgjimeve sipas procesverbalit datë 21.02.2024, CD të dërguara me shkresat përkatëse nga Kompanitë Celuare, Cd të dërguara nga ana e institucioneve të ndryshme dhe DVD përkatëse, mbetën pjesë e dosjes.
  6. Shpenzimet hetimore të llogaritura në shumën 12500 (dymbëshjetë mijë e pesëqind) lekë, dhe ato gjyqësore sipas formularit përkatës t’i ngarkohen të pandehurit.
  7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

Hakmarrja e BE-së, letra higjenike amerikane nuk i shpëton tarifave të reja

Hakmarrja e BE-së, letra higjenike amerikane nuk i shpëton tarifave të reja

Rama prezanton projektet infrastrukturore: Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit!

Rama prezanton projektet infrastrukturore: Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit!
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}