Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet për abuzim me tendera, pezullohet nga detyra Prefekti i Kukësit 

2023/12/06 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohet për abuzim me tendera, pezullohet nga detyra Prefekti i Kukësit 

Prefekti i Kukësit, Granit Gjana është pezulluar nga detyra pas nisjes së hetimeve nga SPAK për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.” 


Siç bëhet e ditur, dyshohet se në cilësinë e nënkryetarit të Bashkisë Kukës por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, Gjana ka penguar një subjekt të kualifikohet në dy procedurat e një tenderi për blerje karburanti.  

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. 

Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm. 

Në vijim të hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 ka vendosur: 

– Caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim G. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal, duke u ndaluar plotësisht i hetuari G. Gj., në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës. 

Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023″, njofton SPAK./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Para
PD dërgon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

PD dërgon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Plani i posaçëm operacional me udhëzim të 3 ministrive, ndalohen zhurmat dhe lëndët piroteknike

Plani i posaçëm operacional me udhëzim të 3 ministrive, ndalohen zhurmat dhe lëndët piroteknike

Blendi Teta mohon ekzekutimin e Santiago Malkos: Si më kërcënoi Martinaj se do të më vriste dhe do të më muroste

Blendi Teta mohon ekzekutimin e Santiago Malkos: Si më kërcënoi Martinaj se do të më vriste dhe do të më muroste
















TE FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
26 Qershor, 2026

Tashmë e kthyer në një traditë,  një grup protestuesish, kanë kaluar sërish natën para kryeministrisë. Ata kanë marrë batanije e...

Lexo më shumë

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
26 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sanksionet ndaj Venezuelës për të lehtësuar operacionet e ndihmës në zonat e goditura nga...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
26 Qershor, 2026

Teksa qytetarët për 26 ditë radhazi i kërkojnë largimin nga detyra e kryeministrit, Edi Rama ka zgjedhur që si kundërpërgjigje...

Lexo më shumë

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
26 Qershor, 2026

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e duhur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}