Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohej se dogji Gjykatën me porosi të Escobar, bëhet President i Kolumbisë

2022/06/20 at 9:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzohej se dogji Gjykatën me porosi të Escobar, bëhet President i Kolumbisë

Gustavo Petro është Presidenti i ri i Kolumbisë, i pari nga radhët e të majtëve në historinë e vendit, pasi fitoi të dielën zgjedhjet me diferencë të ngushtë ndaj rivalit.

62-vjeçari, ish-revolucionar i armatosur, garonte për herë të tretë për postin më të lartë politik të vendit amerikano-jugor dhe mundi në garë kandidatin e pavarur, 77-vjeçarin Rodolfo Hernandez, të njohur ndryshe edhe si “plakushi i TikTok-ut”, për shkak se të gjithë fushatën presidenciale e bëri në rrjetin social me vetëfinancim, duke refuzuar të gjitha aleancat me partitë e mëdha.

Gjatë fjalimit të fitores të mbajtur të dielën, Petro bëri thirrje për një marrëveshje të madhe kombëtare që do t’i japë fund dhunës në vend. “Tani po vjen ndryshimi i vërtetë, i kemi kushtuar jetën këtij objektivi. Nuk do të tradhtojmë zgjedhësit që kërkuan ndryshim në Kolumbi”, tha ai.

Petro kishte garuar më parë në vitin 2010 dhe 2018 për t’u bërë president. Dikur ai konsiderohej si një ekstremist i majtë, ndërsa sot arriti të mbushë mendjen e shumicës së kolumbianëve për ta zgjedhur në krye të vendit, një gjë e rrallë në një prej shteteve më konservatorë në Amerikën e Jugut.

Duke i qëndruar besnik prirjeve të majta, Petro ka premtuar rritjen e taksave mbi korporatat dhe subvencionim nga shteti për klasën punëtore dhe shtresën e varfër.

E kaluara e errët

I lindur në qytezën veriore Ciénaga de Oro, Petro e kaloi rininë në radhët e lëvizjes guerile M19, të krijuar për të kundërshtuar zgjedhjet e vitit 1970. Grupi ishte pjesë e njësive guerile që shpërthyen në të gjithë vendin në ato vite, nën ndikimin e Revolucionit Kuban.

M19 akuzohej shpesh për aktivitete të paligjshme, si rrëmbim personi, por Petro thotë se nuk ka qenë pjesë e tyre, duke u marrë vetëm me mobilizimin e njerëzve për t’i bërë ballë “demokracisë false” të atyre viteve.

Në vitin 1985 Petro ishte në burg për armëmbajtje pa leje, por akuzohet se ka qenë mes orkestruesve të sulmit famëkeq të M19-tës në selinë e Gjykatës së Lartë të vendit, ku 98 persona humbën jetën, mes tyre edhe 12 gjyqtarë. Petro i mohon akuzat, pasi thotë se nuk kishte kontakte me shokët e tij për shkak se ndodhej në burg.

Autoritetet kolumbiane dhe amerikane të kohës akuzuan kartelet e drogës se kishin financuar sulmin, me synim shkatërrimin e dosjeve kriminale të trafikantëve, por një hetim i vitit 1986 doli në përfundimin se kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, djali i Pablo Escobar, ka rrëfyer vite më vonë se babai i tij, edhe pse nuk ishte ideator i planit, u kishte dhënë miliona dollarë guerilasve për shkak se mbështeste idealet e tyre.

Në vitin 1987, Petro doli nga burgu. Pas 18 muajsh në qeli, perspektiva e tij politike dhe ideologjike kishte ndryshuar. Aty ai kuptoi se pushteti nuk mund të fitohej me revolucion të armatosur. Grupimi M19 hyri në negociata paqeje me qeverinë dhe Petro vendosi ta luftonte sistemin nga brenda.

Nga revolucioni i armatosur, tek ai shkencor

Për të qetësuar mosbesuesit, Petro është zotuar se nuk do të përvetësojë pronën private në Kolumbi, siç ka ndodhur në disa shtete të tjera të rajonit kur ekstremistët e majtë kanë marrë pushtetin, si dhe ka lënë të kuptohet se do të emërojë një “të moderuar” në postin e ministrit të Ekonomisë.

Kritikët thonë se ai është shumë teorik dhe i shkëputur nga terreni. Edhe bashkëpunëtorët e tij në fushatë e quanin “Petro shpjeguesi”, për shkak të tendencës për të dhënë leksione gjatë fjalimeve të tij. Për të ekuilibruar perceptimin, gjatë fushatës ai është parë shpesh të vizitojë zona rurale, duke folur me popullsinë vendase për problemet e tyre.

Ish-guerilasi – i cili mbante në luftë emrin Aureliano Buendia, nga romani i realizmit magjik, “100 vjet vetmi”, i Gabriel Garcia Marquez  – tani shpreson të nisë një revolucion shkencor në vend. Për këtë, u ka kërkuar ekonomistëve që t’i hedhin një sy propozimeve të tij. “Realizmi magjik vjen nga zemra, ndërsa propozimet e mia dalin nga truri. Për të qeverisur, të duhen të dyja”, tha ai në një prononcim për CNN.

Ju sugjerojmë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

22 Janar, 2026 12:21 pm
Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
Bota

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

22 Janar, 2026 12:19 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Para
Shoferët deri në 24 vjeç shkaktojnë më shumë aksidente

Shoferët deri në 24 vjeç shkaktojnë më shumë aksidente

Boris Johnson shtrohet urgjent në spital

Boris Johnson shtrohet urgjent në spital

Tiranë/ Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një banese

Tiranë/ Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një banese

TE FUNDIT

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
22 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Kryeministri Edi Rama po e përdor për të fituar ndikim politik marrëveshjen...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
22 Janar, 2026

Ministrja Elisa Spiropali në seancën në Kuvend ka prezantuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, duke theksuar se Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com