Kryesore

Akuzat për dënim, Balla: Sqarimet e Pjetrit s’mjaftojnë, prokuroria të…


               Publikuar në : 13:06 - 13/08/19 |
geliano fataj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas publikimit të dokumenteve ku del se Valdrin Pjetri ka fshehur dënimin në Itali.

Balla hedh poshtë pretendimet e PD-së se PS-ja ka patur dijeni për akuzat ndaj Pjetrit, ndërkohë që për këtë të fundit thekson se nuk mjaftojnë sqarimet që ka dhënë deri më tani dhe kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për sqarimin e situatës.

“Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë”, thotë Balla.

Ai paralajmëron edhe një padi ndaj PD-së për shpifje: “Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloj tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.”

“Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik”, thotë Balla./ Opinion.al

Pas