Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

2024/03/04 at 3:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar, pas akuzave publike të bëra ndaj gjyqtares Irena Gjoka.


Përmes një deklarate për mediat KLGJ shprehet se ndaj Gjokës ka një përndjekje mediatike.

Këshilli i Lartë thekson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
Bota

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

22 Qershor, 2026 10:07 am
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

22 Qershor, 2026 10:04 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë
Politikë

Balla:Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

22 Qershor, 2026 10:00 am
Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Politikë

Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?

22 Qershor, 2026 9:57 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…
Aktualitet

Protesta, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 Qershor, 2026 8:07 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

22 Qershor, 2026 8:05 am
Para
11 persona marrin shtetësinë shqiptare, Veliaj: Të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë më të mirë 

11 persona marrin shtetësinë shqiptare, Veliaj: Të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë më të mirë 

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Media greke: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi/ Ja për çfarë akuzohet

Shpërthimi në Lushnjë/ Zbardhet dosja e Policisë: Magazina në pronësi të deputetit Bujar Çela

Shpërthimi në Lushnjë/ Zbardhet dosja e Policisë: Magazina në pronësi të deputetit Bujar Çela
















TE FUNDIT

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
22 Qershor, 2026

Përfaqësuesja e Portugalisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Uzbekistanit në zonën e Palm Beach, pranë Miamit, mes kushteve të vështira...

Lexo më shumë

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
22 Qershor, 2026

Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht...

Lexo më shumë

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë

I mbështeturi nga Trump shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë
22 Qershor, 2026

Kandidati i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella ka fituar ngushtë zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, sipas numërimit paraprak të...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
22 Qershor, 2026

Çmimet e naftës kanë rënë sërish në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve të përziera nga bisedimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}