Deputeti i PD Flamur Noka, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së.
Noka u ndal te deklaratat e Arben Ahmetajt, ndërsa akuzoi qeverinë se vepron si organizatë mafioze që kërcënon me jetë këdo që i del kundër.
Më tej ai hodhi dhe akuza ndaj SPAK duke u shprehur se mbulon gjurmët e krimit të qeverisë.
“Numri 2 i rilindjes qartësoi shqiptarët s’kemi të bëjmë me qeveri, por me një organizatë kriminale që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër. Deklaratat e Ahmetajt ishin alarm i madh.
Vendi ka dy organizata kriminale, qeveria që vetëm vjedh e vjedh, ka një organizatë tjetër kriminale që quhet SPAK duke mbuluar gjurmët e krimit të organizatës e parës. Fsheh provat që Veliaj është pronari real i inceneratorit të Tiranës. Arben Ahmetaj tregoi se pronari është Veliaj dhe 40% një biznesmen shqiptaro-zviceran. Të thënat e Ahmetajt, rrëqethëse.
Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. Veliaj dhe Rama duhet të ishin marrë të pandehur”, tha Noka.