Aktorja e njohur shqiptare Rudina Dembacaj është nënë e një vogëlusheje, por mesa duket ajo nuk do të ndalojë me kaq.
E ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ajo u shpreh se pas Viktorias dëshiron edhe fëmijë të tjerë.
Rudina theksoi se pas vajzës do të dëshironte të kishte edhe tre djem pasi sipas saj nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh shtëpinë të mbushur me fëmijë, por për momentin dëshiron t’i japë të gjithë vëmendjen vajzës së saj. /Opinion.al/