Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktorja e “pacipë” shqiptare, nudo në Hollivud 

2015/12/15 at 7:01 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktorja e “pacipë” shqiptare, nudo në Hollivud 

Alma Saraçi është një e re shqiptare që po bën karrierë në Hollivud, si aktore dhe si skenariste. Kohët e fundit 31-vjeçarja është mediatizuar edhe në vendin tonë, pas publikimit të një seti fotosh nudo në albumin me titull “Naked in Amerika”. Në një prononcim për revistën Psikologjia, Alma e cila pëlqen të vetëquhet “e pacipë’, shpjegon se çfarë kërkon të provokojë duke pozuar e zhveshur.


“Projekti i nudizmit është në fakt një deklarim feminist dhe në këto momente po shkruaj edhe një libër, që do të ketë koleksionin e fotove, ese dhe shkrime nga eksperienca ime me shprehjen e trupit si modele për artistët dhe pastaj si aktore. Në këtë projekt po eksploroj interpretimin e trupit, sidomos të femrës, si sekzualizohet automatikisht në kulturë dhe jetë private, dhe propozoj një situatë më të hapur dhe ideale që mund të ndihmojë jo vetëm femrën në lirimin trupor, psikologjik dhe shpirtëror, por gjithashtu ofroj mundësinë të kuptojmë më mirë evolucionin e njerëzve të zhveshur apo jo, dhe mënyrat si ne kontrollojmë njëri-tjetrin dhe si mund t’i zbërthejmë pika kyçe të trupit tonë”, shprehet Alma.

Po kush është Alma Saraçi, e cila njihet me emrin e artit Alma S. Grey? Ajo e kapi ritmin e kohës, arriti t’ia dalë dhe ta bëjë ëndrrën realitet. Ishte vetëm 17 vjeçe kur la pas vendin e saj. Nga Shqipëria e jugut të Ballkanit kishte mbërritur në Qytetin e Engjëjve, për audicione teatrale edhe përpara kamerave të Hollivudit. Sot jetës i ka dhënë dimensionin e kërkuar. Një përfaqësuese e artit shqiptar e gjithaq një model udhërrëfyes për këdo zgjedh të  investojë për veten nën moton “po nuk rrezikove, nuk bëhesh askush”. I ka hyrë me pasion rrugës së vështirë të filmit.

“Kinemaja amerikane nuk është shaka, por një punë rraskapitëse”, thotë Alma Saraçi me një sërë rolesh në qendrën e kinematografisë botërore, tanimë dhe producente. Në planet e saj ka për qëllim të bëjë një film edhe në Shqipëri. Të qenit femër e pashme e ndihmon në një proces krijues dhe përfaqësues sa i takon profesionit, ndërsa siç pohon ajo vetë, “pas talentit vjen bukuria”. Imazhit të saj duhet thënë se në përditshmëri nuk i kushton mjaft kujdes.

 

aktorja 1

Kjo pasi grimi nuk i pëlqen shumë. “Vetëm në qoftë se jam duke shkuar për një aktivitet, për xhirime apo për të bërë një set fotografish”, thotë Alma. “Gjatë ditës jam pa grim. Më pëlqen ta lë fytyrën të pastër. Për t’i dhënë asaj pushim, plus që kjo e ndihmon lëkurën time të rigjenerohet pas ditëve të xhirimeve ku më është dashur ta ngarkoj mjaft për këto arsye. Grimi për një rol ka me të vërtetë rëndësi, ose mungesa e tij. Gjendet tek ato detaje të vogla që ju mund të zbuloni shumë duke mos thënë shumë”. Kujdes për lëkurën ka filluar të tregojë në moshën 20-vjeçare. Regjimin e ka ruajtur sipas metodave të saj, pa renduar çmendur pas qendrave.

Preferon kushtet e shtëpisë, “me përjashtim prerjen e flokëve dhe lyerjen e tyre. Kam besim të plotë të kurohem nga duart e artistit të shkëlqyer për flokët, Julio Romano”. Bashkë me imazhin, kjo është ajo pjesë e rëndësishme, pa të cilën nuk do të kishte shkëlqim dhe pamje të re në dukjet e saj. Sekreti? “Për flokët zakonisht përdor shampo natyrale, pa kimikate, e që shkon me të gjitha produktet e mia. Gjithçka pa përbërës artificialë. Me flokët e mi të rinj, në ngjyrë të kuqe, nuk kam përdorur kimikate. Balsami i dëmton ato.” Ka mbërritur në SHBA nga Elbasani. Diplomuar në shkollën e mesme Rutgers University, Nju Xhersi ku studioi një sërë degësh që kishin të bënin me biologjinë, letërsinë franceze, filozofinë etj. Mandej vendos t’i përkushtohet artit. Ka kaluar kohë në Siatëll duke punuar në teatrot vendase për të kaluar më tej në Los Anxhelos.

 

aktorja 2

Ka çelur kompaninë e saj teatrore që në kolegj. Është njohëse e gjuhës shqipe, franceze, italiane dhe spanjolle. Në këtë moment është duke zhvilluar një seri televizive për internetin, ndërsa vijon turet nëpër festivale me prezantimin e dy filmave të saj të fundit që ka kompletuar: “Broken Gardenias” dhe “Reflections of Maya Rose”. “Broken Gardenias” do të jetë gjithashtu në Gjenevë, Bolonjë dhe Paris, këtë vjeshtë-dimër./ Psikologji



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Shkodër/ 55-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij

29 Maj, 2025 9:32 am
Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025
Aktualitet

Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

29 Maj, 2025 9:26 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit

29 Maj, 2025 9:22 am
Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën
Bota

Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën

29 Maj, 2025 9:12 am
Shpërthimi pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë/Policia: S’ka të lënduar
Aktualitet

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, u përdor lëndë artizanale

29 Maj, 2025 9:08 am
Rusia i propozon Ukrainës bisedime të reja në Stamboll
Bota

Rusia i propozon Ukrainës bisedime të reja në Stamboll

29 Maj, 2025 8:57 am
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, ndërron jetë 59-vjeçari

29 Maj, 2025 8:44 am
NATO kërkon 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania
Bota

NATO kërkon 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania

29 Maj, 2025 8:40 am
Shpërthimi pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë/Policia: S’ka të lënduar
Aktualitet

Shpërthimi pranë burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë/Policia: S’ka të lënduar

29 Maj, 2025 8:28 am
Video/ Zjarr në ish-parkun e Lushnjës, digjen 4 autobusë
Aktualitet

Video/ Zjarr në ish-parkun e Lushnjës, digjen 4 autobusë

29 Maj, 2025 8:20 am
Para
Ja përse u vra 26-vjeçari shqiptar në Milano

Ja përse u vra 26-vjeçari shqiptar në Milano

Fyerjet 27 karatëshe mes Andis Harasanit dhe Berat Buzhalës 

Fyerjet 27 karatëshe mes Andis Harasanit dhe Berat Buzhalës 

Kujdes me antidepresivët gjatë shtatzënisë, ja rreziqet 

Kujdes me antidepresivët gjatë shtatzënisë, ja rreziqet 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkodër/ 55-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
29 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë. Sipas uniformave blu mësohet se...

Lexo më shumë

Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

Raporti: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025
29 Maj, 2025

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë...

Lexo më shumë

Sot rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
29 Maj, 2025

Pas afro dy muajsh në terren për të kërkuar vota për veten dhe partitë e tyre, deputetët i rikthehen jetës...

Lexo më shumë

Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën

Pas zhgënjimit me Trump, Elon Musk lë administratën
29 Maj, 2025

Miliarderi Elon Musk, ka bërë të ditur se po largohet nga administrata Trump, ku kishte shërbyer si një “Punonjës i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com