Edhe një tjetër aktor turk e ka pranuar se ka prejardhje shqiptare.
Bëhet fjalë për aktorin Serkay Tutuncu, i cili viteve të fundit ka qenë shumë aktiv.
Mediat shkruajnë se Serkay ka qenë i ftuar në një emision në Turqi dhe teksa po diskutonin me një aktor tjetër për ushqimin, ai e pranoi se është shqiptar dhe duke qeshur tha se shqiptarët hanë mish nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Serkay nuk është i vetmi aktor i famshëm turk që e ka pranuar origjinën e tij. Mes tyre janë Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan./Opinion.al