Aktori i njohur, Robert Forster, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ditën e lançimit të filmit “El Camino”. Në këtë film, i cili vjen si riprodhim i serialit të famshëm “Breaking Bad”, aktori luante rolin kryesor, Ed.
Aktori 78-vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e sulmoi me shpejtësi, ndërsa në momentet e fundit të jetës ndodhej pranë katër fëmijëve të tij dhe partneres, Denise Grayson.
Robert Forster u nominua për çmimin Oscar në vitin 1998 për rolin e Max Cherry-t, në filmin “Jackie Brown” të Tarantino-s, rol me të cilin u bë shumë i njohur për publikun./Opinion.al