Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktekspertimi/ Droga në thasët me pleh në Frakull, e gjithë sasia del kokainë

2023/02/09 at 11:45 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aktekspertimi/ Droga në thasët me pleh në Frakull, e gjithë sasia del kokainë

Akt-ekspertimit për drogën e sekuestruar në thasët me pleh kimik në banesën e Viktor Çervenakut në fshatin Frakull në Fier, ka nxjerr konkluzionin se sasia e kokainës është 485.5 kg.


Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua pak muaj m ë parë, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar disa persona.

SPAK ndërhyri në momentin kur shtëpia e Viktor Çervaakut po shndërrohej në laborator kokaine.

Mësohet se një sasi e vogël e lëndës narkotike është mbajtur nga autoritetet në Mal të Zi, të cilat evidentuan ngarkesën e dyshimtë.

SPAK është duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të trafikut të kokainës. Në Shqipëri janë arrestuar pjesa më e madhe e grupit kriminal.

Për drogën e zbuluar janë pas shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.

RRUGA E DROGËS

Kokaina e nisur nga Kolumbia u gjet në shtëpinë e Çervanakut, i cili aktualisht ishte me detyrë drejtor i administratës së OST.

Kokaina kishte nisur rrugëtimin nga Kolumbia dhe ishte stacionuar në banesën e tij në fshatin Frakull e Madhe në Fier, e cila shpejt do të shndërrohej, në një laborator të përpunimit të kokainës, pasi aty do të ‘zbarkonin’ ‘kimistët’ kolumbianë, për të kryer ekstraktimin e saj.

Plani për të transportuar kokainën nëpërmjet thasëve me pleh, nisi të thurej në janar 2022, kur vëllai i Viktor Çervanakut, Zenel Çervanaku, regjistroi një biznes në emër të tij, me aktivitet kryesor import-eksportin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të plehrave organike si edhe mallrave të ndryshme, duke përfshirë këtu, fruta të thata, ekzotike, deri te pemë dekorative.

Kjo me qëllim kamuflimin e dërgesës me kokainë, që pesë muaj më pas do të nisej nga Amerika e Jugut në drejtim të Shqipërisë, ku thuhet se Zenel Çervanaku, i njohur si NELI porositi ngarkesën, e cila u nis nga Kolumbia në muajin maj. Më konkretisht nga porti i Buenaventuras.

Rrugëtimi u ndal fillimisht në portin e Pireut në Greqi, ku qëndroi vetëm 3 ditë, për të marrë më pas drejtimin për në portin e Barit apo ndryshe të Tivarit në Malin e Zi, ndalesa e fundit, para se ngarkesa të mbërrinte në Shqipëri.

Por ndërsa dukej se gjithçka po shkonte në përsosmëri me ngarkesën që tashmë ishte ndalur në Portin e Tivarit, nuk duket se ishte kështu për kryedoganierin e portit malazez të mallrave, i cili, duket se nuk u bind nga pesha e mallit, ndaj kërkoi një verifikim të dytë të thasëve me pleh organik.

Kërkimi këtë herë rezultoi surprizues.
Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, kanë shkëmbyer informacione lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” e cila është paketuar në një kontejner me numër CAIU4087660, që transportohej me anijen “Monte Cervino”, në Portin e Tivarit. Sipas të dhënave paraprake te administruara për interesa të këtij procedimi penal rezultonte se, kompania e dërgesave ‘Comercializadora Tober Exportaciones Palmira”, Vale, Columbia, ka organizuar transportin e kontejnerit nga Porti Buenaventura-Kolumbi, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit Malin e Zi, për marrësin shtetasin shqiptar Zenel Çervanaku.

Dyshimi mbi përmbajtjen e thasëve me pleh organik, lindi te autoritetet malazeze, pasi një ngarkesë e ngjashme ishte kapur më herët në Kolumbi, më 21 prill 2022, ku nga analizat kimike që iu bënë në atë kohë plehut organik, u zbulua një sasi prej 171 kg kokainë.

Ishte ky dyshim që drejtoi autoritetet malazeze të kërkonin informacione lidhur mbi porositësin e ngarkesës.
Që në këtë rast rezultonte të ishte Zenel Çervanaku, apo i njohur ndryshe si Neli. Por ndërkohë që anija me ngarkesën me kokainë kishte mbërritur në portin malazez, më 7 Korrik 2022, autoritetet malazeze, morën informacion njëkohësisht se malli do të dërgohej me kamionë në Shqipëri.

Sipas autoriteteve vendase ngarkesa përmbante 20 paleta me gjithsej 600 thasë me ‘pleh artificial’.

Është ky momenti kur malazezët, propozojnë të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit, për të parë se kush do të ishte marrësi i vërtetë i kësaj dërgese, si dhe kush ishin personat e specializuar për të bërë ekstraktimin e kokainës.

Ndërkohë që tashmë autoritetet ligjzbatuese në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nuk kishin dyshime se ndodheshin përballë një grupi të strukturuar kriminal i shtrirë në disa shtete, ku të përfshirë rezultojnë edhe emra që njihen si ‘peshqit’ e mëdhenj të kokainës.

I pari që u vu në përgjim, në fundin e muajit korrik, ndërsa ngarkesa ishte ende në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ishte Zenel Çervanaku.

Ngarkesa me plehun artificial qëndroi në portin e Tivarit deri më datën 19 shtator 2022. Pra afro 2 muaj që nga mbërritja në këtë port më datë 7 korrik 2022. Ku autoritetet portuale u kujdesën që gjatë kësaj kohe të mos binin në sy të porositësve të ngarkesës.

Por t’i lejonin ata që gjatë kësaj periudhe të përgatisnin dokumentacionin e duhur, me qëllim transportin e ngarkesës në Shqipëri. Transport që siç do të shikohet më poshtë, u krye më 19 shtator 2022. Ku në orën 20.00 të kësaj dite, kamioni i ngarkuar me pleh organik, u parkua fillimisht në Terminalin e Doganës së Tiranës. Aty ku kaloi edhe natën. Deri në pritje të zhdoganimit.

Zhdoganim i cili u krye më datë 20 shtator 2022, ku pasi në mesditë ka lënë Doganën, kamioni mësohet se është ndalur në një parkim të hapur në rrugën ‘Jorgo Panajoti’, në Tiranë. Ambient ku thuhet se ngarkesa ka qëndruar prej datës 20 Shtator 2022, ora 14.00 deri më datë 23 Shtator 2022, ora 14.00.

Momenti, kur ngarkesa me pleh organik, këtë herë lë Tiranën dhe niset e ndarë me dy kamionë të tonazhit më të lehtë, drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.

Ku mësohet se mbërriti po në këtë datë, në banesën e shtetasit Refat Çervanaku, babai i Viktor dhe Zenel Çervanakut. Ambient në të cilin sasia e drogës u gjet edhe mbrëmjen e 24 nëntorit 2022.

 



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
U përjashtuan nga seancat plenare dhe komisionet, zbardhet vendimi për deputetët e PD

U përjashtuan nga seancat plenare dhe komisionet, zbardhet vendimi për deputetët e PD

Zelensky në Parlamentin Europian, kërkon anëtarësim të shpejtë në BE të Ukrainës

Zelensky në Parlamentin Europian, kërkon anëtarësim të shpejtë në BE të Ukrainës

Begaj takon të dërguarin e Britanisë për rajonin, diskutuan edhe për zgjedhjet e 14 majit

Begaj takon të dërguarin e Britanisë për rajonin, diskutuan edhe për zgjedhjet e 14 majit
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}