Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion përgjatë aksit kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.
Në këtë segment rrugor janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike, të cilat përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka gjetur mirëkuptim nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë ato./Opinion.al