Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz ku bashkë me viktimën është aksidentuar edhe një 58-vjeçare e cila pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;”, thuhet në njoftimin e Policisë./Opinion.al