Një makinë që transportonte para është aksidentuar sot në Sarandë. Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”. Automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë ka dalë nga rruga.
Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.