Aktualitet

Aksidentohet ambulanca në aksin Lezhë-Milot, 4 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 16/11/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale V.T duke drejtuar mjetin tip ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë, janë dëmtuar 34-vjeçari me iniciale F.Gj,infermier në Spitalin Rajonal Lezhë, 77-vjeçari me iniciale N.T, 74-vjeçarja M.T dhe 73-vjeçari M.P që ishin pacientë në autambulancë.

Të lënduarit u dërguan për ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas