Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u plagos në një aksident të ndodhur disa ditë më parë. Siç raportojnë media lokale “7 giorni”, viktima është Mateo Huqi 19 vjeç, i cili humbi jetën këtë të martë në spitalin San Gerardo në Monza.
Me ndarjen nga jeta të Mateos, numri i viktimave nga aksidenti tragjik shkon në dy. Më 9 Gusht u nda nga jeta italiani Marco Crini, 19 vjeç, shok i Mateos. Raportohet se një tjetër i ri ndodhet në spital. Të tre ishin duke biseduar anë rrugës në autostradën në “Paullese” pasditen e 7 gushtit kur janë përplasur nga një kamion.
Përplasje që rezultoi fatale për 19-vjeçarin Marco Crini, i cili ndërroi jetë dy ditë më pas. Të njëjtin fatin kishte sot edhe Mateo, zëmra e të cilit pushoi së rrahuri rreth orës 16 të ditës së sotme, raportojnë mediat lokale. Pas përplasjes nga kamioni, shqiptari u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.