Policia ka dhënë informacion lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, ku humbën jetën tre persona.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa nga përplasja e fortë kanë humbur jetën shtetasit Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi, nga e njëjta familje.
Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të plagosurit janë identifikuar me inicialet F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.