Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, ku si pasojë ka humbur jetën një 68-vjeçar.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë lënduar 4 persona, të cilët ndodhen jashtë rrrezikut për jetën.
“Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin F. A., 68 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. D., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. A., si dhe janë dëmtuar shtetasi N. D. dhe 3 pasagjerë në këto automjete, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Opinion.al