Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur, kryeministri kroat:Jemi me familjet e viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 25/07/21 |
Opi Nion

Një aksident me 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar është regjistruar të dielën e sotme në Brod të Kroacisë.

Autobusi me targa të Kosovës ishte i i linjës Frankfurt-Prishtinë, teksa bëhet me dije se rreth 30 persona janë paraqitur në spital si të plagosur.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Tëitter”.

“Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai./Opinion.al

Pas