Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Një automjet që lëvizte në aksin Korçë-Pogradec ka aksidentuar për vdekje në 30 vjeçar i cili po kalonte rrugën.
Policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit, Arben Burnazi banues në Pogradec. Ai udhëtonteme automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa PG 5807 B kur aksidentoi për vdekje personin me iniciale A.V. rreth 30 vjeç, banues në Leshnicë, këmbësor në rrugë.