Një aksident i rëndë ndodhi para mesnatës në Greqi, ku një shqiptar humbi jetën pas përplasjes nga një automjet.
Sipas mediave greke mësohet se 42-vjeçari po lëvizte me një motor, ndërkohë që u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar.
Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.