Kronikë

Aksidenti fatal, shtetasi francezi përplasi motrat me fëmijë


               Publikuar në : 17:09 - 28/02/19 |
b.f

Rrugët e Shqipërisë marrin çdo ditë jetë të pafajshme për shkak të mungesës së siguris.

I tillë mund të konsiderohet edhe aksidenti i ndodhur pak minuta më parë në fshatin Rrotull të Durrësit, pranë Gjirit të Lalzit, ku një drejtuese mjeti humbi jetën ndërsa tre persona që udhëtonin në makinë me të, mbetën të lënduar rëndë.

Sipas informacioneve më të fundit, M. Daci ka qenë duke udhëtuar me motrën dhe fëmijët e sajm kur është përplasur në kthesë nga një mjet Fuoristradë.

Në drejtimin e mjetit tjetër është konstatuar se ka qenë një shtetas francez bashkë me të fejuarën e tij.

Siç shikohet edhe nga fotot, makinat e viktimës është përplasur duke u kthyer në një “grusht” gërmadhash, duke mos i dhënë asnjë mundësi të shpëtojë.

Ndërkohë që për fat të mirë udhëtarët e tjerë në makinë kanë mundur të shpëtojnë dhe të jenë jashtë rrezikut për jetën. Dl/ Opinion.al

Pas