Aksidenti i tmerrshëm që u mori jetën dy fëmijëve të mitur në Kavajë, motër e vëlla të familjes Negollari nuk është i vetmi në rrugën e porsa bërë Plepa-Golem. Banorët thonë se aksidentet me vdekje janë të shpeshta.
Televizioni Klan shkoi bashkë me ekspertin rrugor, Gëzim Hoxha në këtë aks dhe sjell dëshmi e fakte që dëshmojë se si është bërë ky ‘by-pass’ jashtë çdo lloj standardi.
Sipas ekspertëve në këtë segment është jashtë standardit edhe betoni që ndan autostradën. Aty nuk funksionojnë as semafortët.
E kthyer një nga akset më të rrezikshme. Përgjatë aksit Plepa – Shkozet ndeshesh edhe me dhjetëra barriera metalike të lëna hapur, gjithashtu, burim aksidentesh të rrezikshme.
Ka dyshime se Autoriteti Shtetëror i Rrugëve i drejtuar nga Dashamir Xhika, pranë M.Transporteve ka toleruar moszbatimin e projektit. Afera kurruptive po merr jetën e njerëzve të pafajshëm. Lexoni më shumë: Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor
/TV Klan