Aktualitet

Aksident tragjik në Francë, vdesin 42 turistë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 23/10/15 |
b.f

FRANCË – Të paktën 42 persona humbën jetën pas përplasjes se autobusit me të cilin udhëtonin dhe një kamioni, në jugperëndim të Francës. Aksidenti i rëndë ndodhi pranë qytetit Puiseguë në rajonin Zhirond) në lindje të Bordosë. Sipas medias franceze përplasja frontale ndodhi në orën 07:30 me orën lokale në një rrugë me dy korsi. Pas saj, të dy automjetet morën flakë. Vdekja e pasagjerëve në autobus, të gjithë pensionistë dhe ajo e shoferit të kamionit ishte e menjehershme.

Vetëm tetë persona mundën të shpëtojnë, pesë prej tyre të plagosur. Shkaku i përplasjes mbetet i panjohur. Sipas disa deshmitareve, kjo rruge eshte nje nga më të rrezikshmet. Pjesa më e madhe e pasagjerëve të autobusit ishin pjesëtarë të një shoqate të moshuarish. Presidenti francez, Fransua Holond shkruajti në Tuiter se “Qeveria eshtë plotësisht e mobilizuar përballë kësaj tragjedie të tmerrshme”. Kryeministri francez, Manuel Vals bashkë më Ministrin e Brendshëm dhe atë të Transportit udhëtuan drejt vendit të ngjarjes. Aksidenti konsiderohet si më i rëndi në vend, pas atij të vitit 1982, ku humbën jetën 52 persona. /tvklan/.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas