Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkodër – Hani i Hotit.
Policia bën me dije se 68-vjeçarja ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një shtetas slloven.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.















