Një tjetër aksident me pasoje vdekje është regjistruar pasditen e sotme. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Vlorë-Fier rreth orës 19:30.
Sipas informacioneve, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen shtetasi Fatos Hoxha, 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al