Një aksident me pasojë plagosen e një minatori ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një minator 36-vjeçar është plagosur gjatë punës në një galeri kromi të zonës D.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës.
“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njofton policia./Opinion.al