Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor LezhëShkodër. Burimet zyrtare policore thanë se janë përplasur tre automjete, e për pasojë janë plagosur edhe 3 drejtuesit e tyre. Ata janë dërgur në gjendje të rëndë në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.